Rita Ora në përqafim të princ Harryt

Rita Ora në përqafim të princ Harryt

Rita Ora u shfaq në një koncert në organizimin e shoqatës humanitare Sentebala, e themeluar nga princi Harry.

Qe nga viti 2006, Sentebale ka mbështetur fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë me HIV dhe AIDS në Lesoto, Botsvanë dhe Malavi.

Pas një koncerti bamirësie, Harry falënderoi këngëtaren me origjinë nga Kosova që u shfaq në shoqërinë e nënës së saj, Vera.

Sipas fotografive pas skenës, Rita ishte e ngazëllyer për të takuar princin, madje pati edhe një përqafim të ngrohtë, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, këngëtarja dhe princi u takuan së pari tre vjet më parë në ndarjen e çmimeve të BBC Radio 1.

Shpërndaje në: