Rivaldo e ka zbuluar arsyen pse Messi po e injoron Griezmannin
Rivaldo ka folur për situatën në klubin blaugran pas blerjes së Antoine Griezmann.
Në një intervistë ai ka komentuar zërat e fundit që flasin për probleme mes francezit dhe Leo Messit.
“Messi do ti japë mirëseardhje Griezmann-it në momentin e duhur,” tha braziliani.
“Është normale që nuk i ka shkruar akoma ose që nuk e ka marrë akoma në telefon, edhe pse është kapiteni.
“Është me pushime dhe ka dëshirë që të izolohet pak nga futbollit. Kur të kthehet, do të jetë ai i përhershmi. Nuk do të ketë asnjë problem” tha ai. /Periskopi.com/



