Rivali më i afërt i Klopp-it: Liverpooli është aq fenomenal sa do të fitonte titullin në çdo ligë të Evropës

Rivali më i afërt i Klopp-it: Liverpooli është aq fenomenal sa do të fitonte titullin në çdo ligë të Evropës

Pep Guardiola ka lavdëruar skudadrën e Jurgen Klopp-it, duke thënë se ata do të fitonin titullin në ligat më të mira të Evropës, shkruan Givemesport, përcjell Periskopi.

“Liverpooli padyshim do të jetë kampion i Premier Ligës, por ata do të ishin kampionë në Spanjë, kampionë në Itali, kampionë në Gjermani”, tha Guardiola

“Ata do të ishin kampionë kudo pas 23 ndeshjeve, 22 fitoreve, një barazim.”, shtoi më tutje ai.

“Liverpooli është thjesht fantastik, fenomenal, mbizotërues. Kështu që ne duhet ta pranojmë dhe të mësojmë nga kjo”, tha Guradiola./Periskopi/

Shpërndaje në: