Riza Durmishi po kërkohet nga gjiganti turk

Riza Durmishi po kërkohet nga gjiganti turk

Galatasaray ka nisur një fushatë të furishme të transferimeve të lojtarëve.

Pasi solli në radhët e veta Maiconin dhe Belhandan, tashmë stambollasit kanë shprehur interesim edhe për një mbrojtës të krahut të majtë.

Riza Durmishi merret vesh se është pranë kalimit te gjiganti turk, shkruan ueb-faqja sportive turke Fanatik.com.tr, transmeton Telegrafi.

Durmishi ka kërkuar një klub më të madh se aktualisht ku luan te spanjollët e Real Betisit.

Ndryshe, futbollisti 23-vjeçar është reprezentues i Danimarkës, ku është paraqitur 15 herë.

Shpërndaje në: