Roma demolon të panjohurit nga Ukraina, shkëlqen Abraham

Periskopi.com Sporti

Roma ka mposhtur FK Zorya Luhansk me rezultat 4-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Ligën e Konferencës.

Romakët kaluan në epërsi qysh në minutën e 15 falë golit nga Perez, derisa Zaniolo dyfishoi në minutën e 33-të, shkruan Periskopi.

Tammy Abraham pastaj realizoi për 3-0 në minutën e 46, pas asistimit nga Nicolo Zaniolo.

Ish-sulmuesi i Chelseat shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për ‘Giallorossët’ në minutën e 75-të.

Me këto tri pikë, Roma grumbullon dhjetë në Grupin C dhe zë pozitën e dytë, me një më pak se lideri Bodo/Glimt. /Periskopi.com/