Roma shënon fitore ndaj Milanit në ”San Siro”

Roma shënon fitore ndaj Milanit në ”San Siro”

Roma e ka mposhtur Milanin në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.

Rezultati përfundimtar në ”San Siro” ishte 0-1 për skuadrën nga kryeqyteti i Italisë.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Gianluca Mancini në minutën e 17-të.

Pas golit të pranuar, kuqezinjë në vazhdim e dominuan ndeshjen por nuk arritën ta barazonin rezultatin.

Me këtë fitore, Roma ka një përparsi në kualifikim për gjysmëfinale, pasi ndeshjen e kthimit e luan para tifozëve të vet, me 18 prill.

Shpërndaje në: