Ronaldo e barazon rekordin e Puskas me golin kundër Andorrës
Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka barazuar rekordin e Ferenc Puskas, duke u bërë kështu golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e futbollit, përcjell Periskopi.
Ronaldo shënoi mbërëmë kundër Andorrës mënjhërë pasi u aktivizua nga banka rezervë, të cilën e mposhtën me rezultat mjaft bindës 7:0.
Portugezi shënoi golin e tij të 746-të i Ronaldos në karrierë, aq sa ka edhe legjenda e Hungarisë dhe Real Madridit.
Vetëm Josef Bican, Romario dhe Pele kanë më shumë gola se Ronaldo.
Portugalia do të përballet me Francën dhe Kroacinë në Ligën e Kombeve në ditët në vijim.



