Ronaldo pranon krahasimet me Mbappe – thur lëvdata për francezin

Ronaldo pranon krahasimet me Mbappe – thur lëvdata për francezin

Ikona braziliane e futbollit, Ronaldo Nazario ka dhënë disa komente për Kylian Mbappe.

Mbappe krahasohet shpeshherë me ikonën braziliane dhe ky i fundit nuk sheh ndonjë problem në këtë aspekt.

Përkundrazi, Ronaldo ka thënë se Mbappe ka shumë ngjashmëri në stilin e lojës.

“Karakteristikat e tij janë të ngjashme me të mia: shkon nga mbrojtësit, kërcen  tek portierët…”, ka thënë Ronaldo, transmeton Periskopi.

“Ka kualitete të jashtëzakonshme”, shtoi braziliani.

Kylian Mbappe lidhej me një kalim të mundshëm te Real Madrid këtë verë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. /Periskopi/

Shpërndaje në: