Ronaldos s’i pritet, shënon pas vetëm pesë minutave lojë (Video)
Cristiano Ronaldo ka kaluar në epërsi Portugalinë në ndeshjen kundër Marokut
Portugalia e ka nisur në mënyrë fantastike ndeshjen kundër Marokut dhe pas vetëm pesë minutave lojë ka epërsinë e një goli, shkruan Periskopi.
Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo shënoi një gol të bukur me kokë pas harkimit të Joao Moutinhos.
Në total ylli i Realit tani ka 4 gola pas vetëm dy ndeshjeve në ‘Rusi 2018’. /Periskopi/.



