Rrahje brutale në Federatën e Futbollit të Gjeorgjisë pas humbjes nga Maqedonia e Veriut

Rrahje brutale në Federatën e Futbollit të Gjeorgjisë pas humbjes nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut arriti një kualifikim historik ditën e djeshme, teksa arriti të sigurojë për herë të parë  biletën për në Europian, duke mposhtur në transfertë 1-0 Gjeorgjinë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në Gjeorgji kanë shpërthyer protestat jashtë stadiumit, nga njerëz që kërkonin shkarkimin e presidentit të federatës.

Madje protestuesit kanë shkuar në ambientet e federatës, ku kanë plasur grushtet me njëri-tjetrin. Gjithashtu ata në një moment tentuan të futen, por janë ndaluar në momentin e fundit nga policia.

 

Shpërndaje në: