Rrëfim: Bëra seks me shokun e djalit tim, por djali im tani…

Një grua ka rrëfyer historinë e saj në The Sun, e cila ka treguar për marëdhienien intime që kishte me shokun e djalit të saj.
Gruaja ka treguar problemet me djalin e saj pas asaj ngjarje, dhe shprehet që është shumë e lënduar që djali i saj nuk i flet më, transmeton “Bota Sot”.
Rrëfimi i gruas:
Unë kisha një mardhënie intime me shokun e djalit tim dhjetë vjet më parë kur të dy ishin 19 vjeç.
Djali im nuk më ka falur kurrë dhe zemra ime po prishet çdo ditë.
Para se të nisej në universitet jashtë vendit, i organizova një aheng me shoqëri dhe familjen e tij.
Ishte një ditë e mrekullueshme por u ndjeva keq sepse e dija se do më mungonte djali im jashtëzakonisht. Ishim shumë afër, pasi lashë babanë e tij kur ai ishte gjashtë vjeç.
Një nga miqtë e tij të mirë ishte duke biseduar me mua, duke më thënë që dukesha shumë e re për të qenë mamaja e tij dhe se isha mahnitëse, unë isha 43.
Nja dy ditë më vonë shoku erdhi përsëri për të sjellë disa libra për djalin tim, por ai ishte jashtë.
Ne pimë një kafe, biseduam dhe ai më bëri të qeshja. Ai pastaj më puthi. Unë u ndjeva shumë mirë, dhe ne përfunduam në shtrat. Seksi ishte i mrekullueshëm, por u ndjeva e tmerrshme më pas dhe ai u largua pothuajse menjëherë.
Ndodhi edhe një herë, por pas kësaj unë i thashë që nuk do të ndodhte përsëri. Pastaj erdhi mëngjesi që nuk do ta harroj kurrë. Djali im hyri në shtëpi, duke më quajtur me emra të ndryshëm.
Një tjetër nga shokët e tij i kishte thënë të gjitha për marëdhien time me shokun e tij me të cilin fjeta. Djali im filloi të qante, duke thënë se ishte poshtëruar shumë. Unë i thashë të rritet. Ai u nis për në universitet fundjavën tjetër.
Kemi pasur kontakte të herëpashershme që nga atëherë, por nuk ka qenë asnjëherë e njëjtë. Tani ai ka një të dashur dhe një djalë të vogël, të cilin nuk e kam parë kurrë.
Edhe une kam një të dashur i cili është shumë i dashur. I tregova të gjitha për incidentin kohët e fundit.
Ai ishte mirëkuptues por tha që unë bëra një gabim të madh. Ai tha se do të kishte reaguar njësoj nëse nëna e tij do të kishte bërë atë që unë bëra.
Jam përpjekur të kërkoj falje, por si mund të rindërtoj marrëdhëniet tona?
Përgjigjja e psikologes:
Askush nuk i pëlqen të turpërohet para shoqërisë të tyre, veçanërisht jo adoleshentët.
Ndoshta je ndjë shumë keq sepse keni qenë kaq afër. Ai nuk reagoi me të vërtetë si i rritur por si një fëmijë, nëna e të cilit e kishte tradhtuar.
Prandaj provoni të kërkoni falje përsëri. Ndonjëherë e kemi kaq të vështirë të pranojmë se kemi bërë një gabim të madh , kërkojmë falje me justifikime që irritojnë vetëm më shumë.
Pasi t’i thuash djalit tuaj se sa keq je dhe që e kupton se nuk kishte asnjë justifikim për sjelljen tënde, thuaj që dëshiron që të takosh nipin tënd dhe të jesh një gjyshe e dashur për të.