Syla ka rrëfyer një takim të pakëndshëm me kryeministrin: Albin Kurti në zyrën e tij na priti keq, na tha se keni lidhur marrëveshje me fashista

Syla ka rrëfyer një takim të pakëndshëm me kryeministrin: Albin Kurti në zyrën e tij na priti keq, na tha se keni lidhur marrëveshje me fashista

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka rrëfyer një takim të pakëndshëm me kryeministrin Kurti.

Ai ka theksuar se në takimin e mbajtur muaj më parë, ku pos tij ishin edhe drejtuesit e sindikatave tjera, ku Kurti kishe përdorur një gjuhë urryese.

Ai në “Politiko” në Kanal 10, ka treguar momentin ku Kurti drejtuesit të Sindikatës së Policisë i kishte thënë se ai është njeri i PDK-së.

Madje, i tha atij se sa policë janë vrarë para dhe sa pas pavarësisë.

Syla tregoi se si i ishte drejtuar atij.

”Ju keni lidhur marrëveshje me fashistë”, kujtoi Syla bisedën e Kurtit, raporton Gazeta Blic.

Pas kësaj, shtoi ai se ka reaguar duke i thënë “se edhe ata janë shqiptarë”.

”Ata nuk janë shqiptarë, janë Sinan Hasani, Ali Shukriu…”, i ishte kundërpërgjigjur Kurti, ku në takim ishte edhe ish- ministri i Financave, Besnik Bislimi.

Pas këtij diskutimi, sipas Sylës më nuk kishte hapësirë për negociata.

Syla publiksht është zotuar se nëse Qeveria e zbaton Ligjin e Pagave ose bën rritje 50% të pagave, atëherë  menjëherë do të jap dorëheqje.

Shpërndaje në: