Rreth 8 mijë nxënës e mësimdhënës me Covid-19, 90 shkolla kalojnë në mësim online

Rreth 8 mijë nxënës e mësimdhënës me Covid-19, 90 shkolla kalojnë në mësim online

Afër tetë mijë nxënës e mësimdhënës janë të infektuar me koronavirus kurse 99 shkolla në tërë vendin tashmë kanë kaluar në mësim online.

Këto janë të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për këtë arsye Asociacioni i Komunave të Kosovës mbajti takim me drejtorët komunalë të arsimit në nivel republike. Thanë se situata nuk është e mirë.

Në Ministrinë e Arsimit thonë se 95 për qind e mësimdhënësve janë të vaksinuar derisa nuk ka shifra zyrtare se sa nxënës mbi 12 vjeç janë vaksinuar.

 

Shpërndaje në: