Rritja e çmimeve në Kosovë, reagojnë egjiptianët: Kurti t’i mbajë premtimet e 2014-s

Rritja e çmimeve në Kosovë, reagojnë egjiptianët: Kurti t’i mbajë premtimet e 2014-s

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha ka thënë se Kurti duhet t’i mbajë premtimet që i bëri në vitin 2014.

Kryeministrit, Albin Kurti sot iu publikua një video në të cilin thoshte se kur VV është në pushtet nuk do të rriten çmimet e produkteve ushqimore, shkruan Periskopi.

E për këtë, Berisha tani po kërkon nga Kurti që çmimet mos të rriten.

“Ish dasht këta përfaqësuesit tanë të paktën me i tregu kryeministrit Kurti se komuniteti Egjiptian nuk do të ketë mundësi me i përballu çmimet të cilat kanë arritur!Nuk e duron komuniteti Egjiptian heshtjën dhe nënshtrimin përballë këtyre padrejtësive! Ky premtim i z. Kurti ish dasht me u mbajt!”, ka shkruar ai, në mbishkrimin e videos së deklaratë së Kurtit.

Ndryshe çmimet ditëve të fundit kanë shënuar një rritje alarmante./Periskopi/

 

Shpërndaje në: