Rritja e jashtëzakonshme e Kosovës: Një vend që u formua në vitin 2008, është në prag të kualifikimit në Euro 2020
Sapo Arbër Zeneli pranoi topin, i gjithë publiku u ngrit në këmbë. Anësori i majtë është njëri nga lojtarët që ka ngritur lartë Kosovën dhe ai e shënoi përsëri kur ata kishin më së shumti nevojë. Kështu e fillon artikullin mediumi madh amerikan ESPN.
Forma fantastike e Kombëtares së Kosovës ka bërë që e gjithë bota të flasë për Dardanët, raporton Periskopi.

Kosova është Kombëtarja e cila nuk njeh humbje në 12 ndeshjet e fundit. Islanda është skuadra e fundit që ka mposhtur Kosovën në vitin 2017.
ESPN ia ka kushtuar një artikull të veçantë Kosovës të cilin do t’ua përkthejë Persikopi.
Artikulli fillon me titullin se si një vend i formuar në vitin 2008 është në prag të një kualifikimi historik në EURO 2020.
“Ëndërroni Dardanë’ është koerografia që tifozët kishin bërë në stadiumin Fadil Vokrri para ndeshjes me Bullgarinë[1-1]. Tifozët e Kosovës atë natë besuan për diçka që nuk e kanë paramenduar vite më parë.

Askush nuk do të kishte guxuar të sugjeronte pesë vjet më parë se Kosova, një shtet i skajshëm i luftës që shpalli pavarësinë vetëm në vitin 2008, do të prodhonte një nga ekipet më të talentuara të futbollit në Evropë. Gjatë viteve 1990, ndërkohë që tensionet me regjimin serb intensifikoheshin, u konsiderua tepër e rrezikshme për të luajtur sportin në publik. Tani kjo skuadër është e pamposhtur në 12 ndeshje.
Etiketa “Brazili i Ballkanit” që i ka ndjekur me shaka rreth tyre, tani nuk duket më e paimagjinueshme.
Arber Zeneli’s goal against Bulgaria.
??1:1??#KOSBUL | #BashkePerEURO2020pic.twitter.com/EhFMPdmkvz
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty) March 25, 2019
“Unë do t’i tregoj Anglisë se Kosova nuk do të jetë e lehtë,” tha Christian Eriksen të enjten e kaluar pasi Danimarka u ndalë me barazim nga Kosova në Prishtinë[2-2].
Kosova është kalë i errët në grupin kualifikues të Anglisë në Euro 2020. Barazimi i tyre 1-1 kundër bullgarëve i largon pak ata, por ata tashmë janë vetëm dy ndeshje larg për ta bërë histori, transmeton Periskopi.
Duhet ta mposhtin Maqedoninë dhe më pas Gjeorgjinë ose Bjellorusinë në ndeshjet e ardhshme të play-offit të Ligës së Kombeve dhe kështu Kosova do të shkruante historinë duke u kualifikuar për Euro 2020.

Në artikullin e ESPN është përmendur edhe Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës i cili kishte treguar ndjenjat e tij kur Kombëtarja luajti ndeshjen e parë me Haitin në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.
“Unë fillova të qajë kur pashë gjithë stadiumin e mbushur me njerëz,” ka thënë Ujkani.
“Ne erdhëm së bashku, por nuk e njihnim njëri-tjetrin,” kishte thënë Ujkani në prag të ndeshjes që Kosova e luajti me Haitin më 5 mars të vitit 2014. Atë kohë Kosova nuk ishte e anëtarësuar në FIFA e UEFA, por iu lejuan zhvillimi i ndeshjeve miqësore.
“Para ndeshjes kishim dy seanca stërvitore dhe ne nuk e njihnim njëri-tjetërin. Ishte sikur ‘Përshëndetje’ një ditë dhe ‘Si e ke emrin’ ditën tjetër. Por, ne kishim ndjenjën që jemi vëllezër,”.

Shkrimi përfundon me fjalët e trajnerit Bernard Challandes, i cili akoma nuk e ka shijuar humbjen me Kosovën.
“Ne mund të ëndërrojmë” ka thënë Challandes për Euro 2020.
“Në kokën time dhe ndoshta të skuadrës, ne patjetër duhet të ëndërrojmë. Unë gjithmonë kam thënë se gjërat e mëdha kanë filluar me një ëndërr. Kështu që pse jo?,”. /PERISKOPI/



