Rusia liron nga mobilizimi punonjësit e IT-së, bankierët dhe gazetarët

Rusia liron nga mobilizimi punonjësit e IT-së, bankierët dhe gazetarët

Disa profesionistë rusë të teknologjisë, bankierët dhe gazetarët e mediave shtetërore nuk do të thirren për të shërbyer në Ukrainë si pjesë e mobilizimit të Rusisë.

Këtë e bëri të ditur Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu  i cili tha se Rusia do të thërras 300 mijë trupa shtesë për luftën e Rusisë në Ukrainë, në atë që Kremlini e ka quajtur një “mobilizim të pjesshëm”.

Ministria e mbrojtjes tregoi se pse disa punonjës që punojnë në industri të rëndësishme do të përjashtohen nga drafti, shkruan Reuters.

“Kjo bëhet për të siguruar që puna e industrive specifike e teknologjisë së lartë, si dhe sistemi financiar i Rusisë të mos ndikohet nga mobilizimi i parë ushtarak i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Përjashtimet vlejnë për disa punonjës të IT-së, punonjës të telekomunikacionit, profesionistë të financave, si dhe disa punonjës në media sistematikisht të rëndësishme”, u tha në njoftimin e ministrisë.

Shpërndaje në: