Rusia u kthehet sulmeve ndaj civilëve ukrainas: 23 të vdekur pas sulmit në Zaporizhzhia

Rusia u kthehet sulmeve ndaj civilëve ukrainas: 23 të vdekur pas sulmit në Zaporizhzhia

Një sulm rus në qytetin ukrainas të Zaporizhzhias la të vdekur të paktën 23 njerëz dhe të plagosur dhjetëra të tjerë, tha një zyrtar të premten, vetëm disa orë përpara se Moska të shpallë aneksimin e disa territoreve ukrainase, pas një përshkallëzimi të luftës shtatë-mujore.

Guvernatori rajonal i Zaporizhzhias, Oleksandr Starukh e bëri njoftimin në një deklaratë në internet të premten. Ai tha se kishte të paktën 28 ​​të plagosur kur forcat ruse shënjestruan një autokolonë humanitare që shkonte në territorin e pushtuar nga Rusia, raportoi Associated Press të premten.

Ai postoi imazhe të automjeteve të djegura dhe trupave të shtrirë në rrugë. Rusia nuk e pranoi menjëherë sulmin.

Sulmi vjen ndërsa Moska përgatitet të aneksojë katër rajone në Rusi pas një referendumi të kritikuar ndërkombëtarisht, si pjesë e pushtimit të Ukrainës. Këto rajone përfshijnë zona pranë Zaporizhzhias, por jo vetë qytetin, i cili mbetet në duart e Ukrainës.

Starukh tha se ata në kolonë planifikonin të udhëtonin në territorin e pushtuar nga Rusia për të marrë të afërmit e tyre dhe më pas për t’i çuar në vende më të sigurta.

Shpërndaje në: