Rusisë tani i pengojnë edhe vizitat në Kiev, kërcënon me sulme ndaj zyrtarëve

Rusisë tani i pengojnë edhe vizitat në Kiev, kërcënon me sulme ndaj zyrtarëve

Në një konferencë me gazetarë, Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova,  ka dhënë një tjetër paralajmërim të ashpër ndaj shteteve perëndimore- veçanërisht ndaj Mbretërisë së Bashkuar- për inkurajimin e dhënë drejt Ukrainës për të sulmar brenda territorit të Rusisë.

Ajo tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po përdoret nga perëndimi, teksa perëndimit i tha të ndalet së provokuari durimin e Rusisë. Ajo gjithashtu kërcënoi me sulme edhe ndaj zyrtarëve perëndimorë që po vizitojnë Ukrainën, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

“Një agresion i tillë kundër Rusisë nuk mund të mbetet pa një përgjigje. Ne do të dëshironim që Kievi dhe kryeqytetet perëndimore t’i marrin seriozisht deklaratat e Ministrisë së Mbrotjes se provokimet e mëtutjeshme që nxisin Ukrainën për të sulmuar caqet ruse, do të përballen me një përgjigje të ashpër nga Rusia.

Ajo gjithashtu kërcënoi me sulme edhe ndaj zyrtarëve perëndimorë që vizitojnë Ukrainën.

“Këshilltarët e shteteve perëndimore që po qëndrojnë në qendrën vendimmarrëse të Ukrainës nuk do jenë domosdoshmërisht problem për masat e reagimit të Rusisë. Ne i këshillojmë ata që të mos e vazhdojnë provimin e durimit tonë”, shtoi zëdhënësja ruse.

Shpërndaje në: