Sadiku pas golit në Zvicër shtyu bashkëlojtarin dhe shau trajnerin “T’i q*** rob’t” (Video)

Sadiku pas golit në Zvicër shtyu bashkëlojtarin dhe shau trajnerin “T’i q*** rob’t” (Video)

Armando Sadiku u kthye protagonist këtë fundjavë duke shënuar një gol të mrekullueshëm nga një distancë e konsiderueshme në barazimin 1-1 të Luganos në udhëtim te Baseli.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli, pasi nuk preferohet si titullar nga trajneri, Fabio Celestini.

Ai u fut në lojë menjëherë në pjesën e dytë dhe e gjeti golin pas më shumë se 20 minutave lojë.

Në minutën e 67’, sulmuesi 27-vjeçar shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij.

Por, Sadiku nuk e festoi golin, dhe ka reaguar ashpër edhe ndaj përqafimit të shokut të skuadrës, duke e shtyrë fortë.

Menjëherë pas golit shumë të bukur që shënoi, ndoshta më të bukurin në karrierë – bomberi shqiptar u kthye nga stoli i skuadrës së tij duke sharë fort në shqip.

https://streamable.com/bypr0

Nuk dihet se ndaj kujt e ka pasur, por mund të jetë edhe një inat ndaj trajnerit zviceran që nuk e ka hedhur në fushë.

Në këtë ndeshje, Sadiku kishte përballë tre shqiptarë; Taulant Xhakën, Albian Ajetin dhe Edon Zhegrovën – që të tre përfaqësojnë shtete të ndryshme, Shqipërinë, Zvicrën dhe Kosovën.

Xhaka dhe Ajeti ishin titullar, kurse Zhegrova u inkuadrua në minutën e 89’

Shpërndaje në: