Sahiti para ndeshjes me Slloveninë: E njohim mirë kundërshtarin, do të japim maksimumin

Sahiti para ndeshjes me Slloveninë: E njohim mirë kundërshtarin, do të japim maksimumin

Trajneri që do ta zëvendësojë përkohësisht Bernard Challandes, Muharrem Sahiti ka folur në konferencë për media për ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Nesër, Kosova do përballet me Slloveninë, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kombeve.

Sahiti tha se pas paraqitjes së dobët ndaj Shqipërisë, “Dardanët” duhet të reagojnë dhe se e njohin mirë kundërshtarin.

“Do jetë një ndeshje e vështirë me një kundërshtarë mjaftë kualitativ si Sllovenia. Pavarësisht nga kjo, do jetë ndeshja e parafundit e Ligës së Kombeve”.

“Në këtë situatë jo-normale për shkak të pandemisë kemi mungesa të rëndësishme, e kur kësaj i shtohen edhe mungesat nga dëmtimet që kemi dhe minutazha e vogël e disa futbollistëve do jetë e vështirë, por do japim maksimumin”.

“E njohim mirë kundërshtarin, kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe nesër do të provojmë të fitojmë, është ndeshje e rëndësishme dhe duam ta shohim reagimin e kundërshtarëve”.

“Mund të ndryshojmë formacionin, por jo dhe mënyrën si luajmë futboll. Do vazhdojmë të luajmë me pasime dhe të krijojmë raste”- u shpreh ai.

Pas Sllovenisë, Kosova e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri”.

Shpërndaje në: