Salah i pakënaqur: Nuk ka sens kjo që po e thuani për mua
Mohamed Salah më në fund ka thyer heshtjen dhe ka folur rreth formës jo të mirë që po e kalon aktualisht te Liverpooli
Ylli egjiptiani që shpërtheu me gola edicionin e kaluar tash e disa javë nuk e ka gjetur rrjetën në Premier Ligë, edhe pse në total ka 17 gola në kampionat, transmeton Periskopi.
Sipas Salahut nuk ka sens që të kritikohet forma e tij vetëm pse ai nuk ka shënuar në disa ndeshje.
“Lojtarët tjerë që kanë shënuar 20 gola anë duke kaluar sezonin më të mirë të tyre në jetë. Unë nuk shënoj në disa ndeshje the thuani që unë po kaloj një sezon të tmerrshëm. Kjo nuk ka sens,” ka thënë Salah.
Ndryshe, Liverpooli është duke luftuar kokë më kokë me Cityn në Premier Ligë dhe aktualisht është në vendin e parë me 79 pikë, dy më shumë se ‘Qytetarët’ që kanë 77 pikë, por duhet përmendur se skuadra e Guardiolas ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /PERISKOPI/



