Salih Zyba flet pasi e kërcënoi Shpend Ahmetin: Rekomandon t’ia lexoni statusin dy herë

Salih Zyba flet pasi e kërcënoi Shpend Ahmetin: Rekomandon t’ia lexoni statusin dy herë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dy ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që e nxorën partinë e tij si të parën, kërcënoi ish-partiakun e tij, e kreun e PSD-së, Shpend Ahmetin duke e krahasuar të njëjtin me ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun. Një ditë pasi që ky status i tij u kritikua ashpër, Salih Zyba ka folur për Gazetën Express.

Zyba ka thënë se ajo se çka ka nënkuptuar me shkrimin në Facebook, nënkuptohet nëse statusi lexohet më shumë se dy herë. Mirëpo, i njëjti insiston se për më shumë sqarime duhet të flasë zyra për media në VV.

“Kush e lexon ma shumë se dy herë gjithsesi e kupton, përmes zyrës për media e japin ne opinionin më të gjerë edhe sqarimin”, ka thënë zyrtari i VV-së për Express.

I njëjti, ndërkaq, i pyetur se a është penduar për mënyrën se si është shprehur, shton se nuk e kishte asgjë për qëllim të keq.

Shpërndaje në: