SBASHK’u dënon dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të policisë në veri

SBASHK’u dënon dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të policisë në veri

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se solidarizohet me Sindikatën e Policisë së Kosovës e cila sot dënoi sulmin që iu bë zyrtarëve policorë në veri të vendit e kërkoi që sa më shpejt t’i jepet një epilog këtij rasti dhe rasteve tjera.

Me këtë rast, nga SBASHK’u kanë thënë se dënojnë ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të policisë në veri të vendit.

Nga kjo sindikatë është thënë se Policia e Kosovës gëzon respektin meritor të mijëra punëtorëve të arsimit.

Njoftimi i plotë:

SBASHK-u ka bashkëpunim të shkëlqyer me Sindikatën e Policisë së Kosovës dhe gjithmonë u është gëzuar arritjeve dhe është ndjerë krenar me veprimet heroike të shumë pjesëtarëve të policisë sonë.

SBASHK-u solidarizohet me Sindikatën e Policisë dhe dënon ashpër sulmin e fundit ndaj pjesëtarëve të policisë sonë në veri të vendit dhe i bashkohet lutjes dhe urimit që policët e lënduar të shërohen sa më shpejt.

Policia e Kosovës gëzon respektin meritor të mijëra punëtorëve të arsimit, të cilët flasin me krenari për djemtë e vashat, që dikur ishin nxënësit tonë e tani qëndrojnë krenar në krye të detyrave duke ruajtur buzëqeshjen e fëmijëve dhe jetën tonë përmes angazhimeve e sakrificave sublime në përballje me ata që nuk e duan dritën, po janë shërbëtorë të errësirës.

Shpërndaje në: