Seks rehat: Franca ofron kontraceptivë falas për vajzat nën moshën 25 vjeçare

Seks rehat: Franca ofron kontraceptivë falas për vajzat nën moshën 25 vjeçare

Vajzave franceze do t’iu ofrohen kontraceptivë galas nga viti i ardhshëm, nga njoftuar ministri i shëndetësisë.

Olivier Veran tha që vajzat nën moshën 25 vjeçare nuk do të ishte e nevojshme të ngarkoheshin me takime te mjeku, testime, apo procedura tjera mjekësore të lidhura me kontrollin e lindjeve.

“Kjo do të mbulonte kontraceptivët hormonalë, testet biologjike që shkojnë me të, përshkrimin e konceptivëve dhe gjithë kujdesin e lidhur me to për vajzat nën moshën 25 vjeçare,” tha ministri në një intervistë, përcjell Periskopi.

“Ka një rënie të përdorimit të kontraceptivëve mes një numri të caktuar grash dhe arsyeja e vetme duket të jetë financiare. Kushton tepër shumë. Është e papranueshme që gratë të mos mund të mbrojnë veten, të mso mund të kenë kontraceptivë nëse ajo është zgjedhja e tyre, natyrisht, për shkak që s’mund ta përballojnë,” shtoi Veran.

Kontraceptivët kanë qenë falas në Francë për vajzat prej moshës 15 deri në 18 vjeç prej vitit 2013.

Kjo ka çuar në rënie në numrin e aborteve.

Qeveria ka thënë se vitin e kaluar gati 1 mijë vajza prej moshës 12 deri në 14 kishin mbetur shtatzënë në Francë. /Periskopi

Shpërndaje në: