Selimi: Opozita i ka 52 vota shqiptare i duhen vetëm 9 të pakicave për ta bërë qeverinë, por disponimi është për zgjedhje
Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, duke komentuar situatën politike në vend, analizon se opozita mund të krijojë një qeveri “teknikisht të mundur”.
Selimi në rrjetin “X”, shkruan se ish-opozita, ka 52 vota të deputetëve shqiptarë dhe i nevojitën 9 nga 11 votat e pakicave joserbe, plus Rashiqit, përcjell Periskopi.
Megjithatë, ai vlerëson se atmosfera është për zgjedhje të jashtëzakonshme.



