Serbia shumë e kënaqur me raportin e Komisionit Evropian: “Më i mirë se kurrë”

Serbia shumë e kënaqur me raportin e Komisionit Evropian: “Më i mirë se kurrë”

Raporti i Komisionit Evropian që konstatoi në përgjithësi stagnimin e Kosovës ka çuar shumë pluhur. Por, si qëndron gjendja në Republikën e Serbisë?

Ministri i Financave në Qeverinë e Ana Bërnabiq në Beograd është shprehur shumë i kënaqur me raportin e KE.

“Jam i kënaqur. Raporti është më i mirë se kurrë, kur vjen puna te ekonomia jonë, veçanërisht te politika e taksave. Ata [vëzhguesit evropianë] e lavdëruan ekonominë e Serbisë dhe masat që kemi marrë vitin e kaluar dhe këtë vit për të reduktuar pasojat negative nga pandemia e Covid-19,” – ka thënë Mali, raporton Tanjug, përcjell Periskopi.

Së fundi, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani goditi vëzhguesit e BE-së që kishin kritikuar vendimin e saj për të shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor [KQZ]. /Periskopi  

Shpërndaje në: