Serbia-Zvicra: Kush është favorite në takimin më të zjarrt të Kupës së Botës?
Njëra nga ndeshjet më të zjarrta të këtij Kampionati Botëror do të luhet sonte me fillim nga ora 20:00 në Kaliningrad
Kanë mbetur më pak se tri orë deri në fillimin e sfidës të cilën po e presin me padurim shqiptarët që duan të shohin Serbinë të poshtëruar në Kaliningrad, shkruan Periskopi.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami e Blerim Xhemajli pritet të jenë startues në njërën nga ndeshjet më emocionuese të tyre në karrierë.
Të katërtit e dinë vlerën e këtij takimi dhe këtu nuk vlen thënia që ‘kjo është vetëm një ndeshje futbolli’.
Serbia e nisi mirë Kupën e Botës me fitore ndaj Kosta Rikës, ndërsa ‘Helvetikët’ befasuan të gjithë duke barazuar me Brazilin.
Në takimin që do të fillojë në ora 20:00 nuk ka favorit as në bastore pasi të dy skuadrat kanë koeficientin 2.80 për fitore, ndërsa barazimi ka koeficient 3.05.
Kombëtarja e Zvicrës ka një bilanc fantastik në 18 ndeshjet e fundit të zhvilluara ku ka humbur në vetëm një takim.
Serbia në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje, por ka një skuadër me plotë yje që luajnë në klube të mëdha evropiane.
Ylli kryesor i Serbisë llogaritet Milinkovic-Savic, për të cilin ka shfaqur interesim Manchester United, por Lazio kërkon plotë 100 milionë euro për të.
E zviceranët shpresojnë shumë te Xherdan Shaqiri, i cili po kërkohet nga shumë klube të njohura angleze pasi Stoke City ra nga Premier League.
Në këtë Botëror shumë ndeshje kanë përfunduar me reuzltat të ngushtë dhe i tillë pritet që të jetë rezultati edhe në ndeshjen Serbi-Zvicër.
Parashikimi për këtë takim nga Periskopi: Serbia:Zvicër 0:1, po i juaji?/Periskopi/




