Sfidë e tmerrshme në Rusi, lojtari sa nuk pëson hemorragji në tru: Karton i kuq vetëm nëse lojtari do të ‘vdiste’

Sfidë e tmerrshme në Rusi, lojtari sa nuk pëson hemorragji në tru: Karton i kuq vetëm nëse lojtari do të ‘vdiste’

Një sfidë e tmerrshme në Rusi e la Darko Jevtic të gjakosur dhe pa ndjenja në mes të fushës, megjithatë gjyqtari rus, Pavel Shadykhanov e ndëshkoi lojtarin e skuadrës tjetër me vetëm një karton të verdhë, transmeton Periskopi.

Jevtic po luante me klubin Khabarovsk SKA në Kupën e Rusisë kur sulmuesi Vladislav Bragin kërceu, gjoja për një goditje me kokë. Ai e humbi topin plotësisht duke rënë i tëri mbi Jeveticin të shtrirë në tokë dhe duke ia thyer hundën këtij të fundit.

Madje në disa momente, kjo çoi në frikën se 27- vjeçari kishte pësuar një hemorragji në tru

Pas kësaj, menaxheri i Rubin Slutsky, i cili drejtoi Rusinë në Euro 2016, i tha gjyqtarit dy fjalë pas ndeshjes.

“Sipas pikëpamjes së gjyqtarit, lojtari ndoshta do të duhej të kishte vdekur në fushë për të justifikuar largimin e kundërshtarit të tij nga fusha,” i tha Slutsky Sport24, sipas Russia Today, përcjell Periskopi.

“Sipas mendimit tim, kur një futbollist thyen hundën e dikujt tjetër me bërryl, dhe një person thjesht humbet vetëdijen nga kjo goditje … Ishte e nevojshme, ndoshta, ta vrisnin që arbitri ta bënte atë një largim.

Shihni videon më poshtë. /Periskopi

 

Shpërndaje në: