“Shaqiri ka probleme prej disa javësh”
Jurgen Klopp ka thënë se Xherdan Shaqiri është duke pasur probleme me një lëndim tash e disa javë, por që tani është i gatshëm për sfidën që Liverpooli do ta luajë këtë të fundjavë me Tottenhamin
Xherdan Shaqiri mori ftesën nga Zvicra për ndeshjet e muajit mars, por më pas u detyrua që të largohej nga grumbullimi shkaku i një lëndimit në ijë, shkruan Periskopi.
27 vjeçari nga Zhegra nuk është duke u paraqitur për Liverpoolin tash e një kohë, derisa mediat në Angli raportonin se Klopp nuk është i kënqur me Shaqën.
Por, tekniku gjerman tani ka treguar se Shaqiri ka pasur probleme me lëndime dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja kryesore pse ai nuk është aktivizuar sa duhet me Liverpoolin.
“Ai është mirë, shumë më mirë. Shaqiri, që prej disa javësh më parë, ka pasur disa probleme,” ka thënë Klopp.
“Ai u stërvit me ne, pasi në skuadër nuk kishim shumë opsione. Tani ai po ndihet çdo ditë e më mirë dhe duhet të jetë gati për fundjavë,”. /PERISKOPI/



