Sharon Stone, 62 vjeç : Njerëzit ende duan gjinjtë e mi

Sharon Stone, 62 vjeç : Njerëzit ende duan gjinjtë e mi

Sharon Stone ( 62) vazhdon të mbetet si një aktoret më të seksi në botën e kinematografisë.

Sharon Stone, e cila filloi karrierën e saj si modele, zbuloi, ndër të tjera, se si dikur ishte viktimë e ngacmimeve seksuale në punë. Gjegjësisht, gjatë xhirimit të një filmi, një regjisor i paemëruar këmbënguli që Sharon të ulej në prehrin e tij, në mënyrë që, ai i tha asaj, “të praktikonte se si t’i bëje skenat e saj sa më bindëse që të ishte e mundur”, transmeton portali arbresh.info

“Refuzova dhe ai më largoi nga xhirimet si ndëshkim”, tha ajo, duke theksuar se kjo ka ndodhur kur ajo ishte në kulmin e famës së saj.

Sharon ende flitet në kontekstin e simboleve seksuale, të cilat ajo nuk pushon kurrë të pyes veten.

“Njerëzit ende duan të shohin gjinjtë e mi! E pabesueshme! Epo, unë jam 62 vjeç!”, tha ajo.

Ajo shtoi se kurrë nuk e konsideronte veten veçanërisht të bukur dhe fatale, por si sekret i tërheqjes së saj seksi ajo shprehet: “Në një moment u bëra miq me anën time të errët … Unë mësova të mos kisha frikë nga vetja, mendoj se kjo është ajo tërheq njerëzit. .. Por më besoni, nuk është e lehtë të jetosh me atë titull të simbolit seksual, prandaj kujto Merlin Monroe – ajo bëri disa filma vërtet të mirë dhe të rëndësishëm, por ajo ishte gjithmonë dhe mbetet vetëm një simbol seksi, ajo kurrë nuk ia doli të heqë qafe ato etiketime”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në: