ShBA dhe Koreja Jugore i përgjigjen Koresë Veriore: Lansojnë tetë raketa ballistike

ShBA dhe Koreja Jugore i përgjigjen Koresë Veriore: Lansojnë tetë raketa ballistike

Ushtritë e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore kanë lansuar të hënën në deti tetë raketa ballistike si një shenjë e forcës kundër manovrës me raketa të Koresë Veriore një ditë më parë në vazhdën e provokimeve me demonstrimin e armëve, shkruan Associated Press, përcjell Periskopi.

Ushtrimet e aleatëve përfshin tetë sisteme taktike ushtarake- 1 amerikane dhe 7 koreane- që u lansuan në ujërat lindorë të Koresë Jugore përgjatë 10 minutave pas njoftimeve për siguri ujore dhe ajrore, thuhet në njoftimin e dy ushtrive.

Lansimet e raketave kishin për synim demonstrimin e aftësisë për t’u përgjigjur me shpejtësi dhe saktësi ndaj sulmeve të Koresë Veriore, tha ushtria e Koresë Jugore.

Presidenti i vendit, Yoon Suk Yeol, gjatë fjalimit të tij të hënën tha se qeveria e tij do të ndjekë “aftësitë fundamentale dhe praktike të sigurisë” për t’iu kundërvënë armatimit bërthamor në rritje të Koresë Jugore dhe kërcënimeve të saj. /Periskopi/

Shpërndaje në: