Shefja e UNMIK-ut reagon pas tensioneve në Veri: Çështjet të trajtohen përmes dialogut

Shefja e UNMIK-ut reagon pas tensioneve në Veri: Çështjet të trajtohen përmes dialogut

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, po ndjek me shqetësim zhvillimet në veri të Kosovës.

Ajo bën thirrje për qetësi, rivendosje të lirisë së lëvizjes dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm.

“Unë u bëj thirrje të gjithëve që t’i trajtojnë çështjet në mirëbesim përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë për të gjithë”, shtoi Ziadeh

Së fundi, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas një takimi urgjent që pati me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, i ka kërkuar këtij të fundit të shtyej për 30 ditë vendimin për reciprocitetin me targa dhe letërnjoftime.

Shpërndaje në: