Shembja e rrugës që alarmoi Prishtinën, hetimet po vazhdojnë
Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka folur për shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.
Ai përsëriti se shkaku i shembjes së tokës do të kuptohet nga hetimet e organeve kompetente.
Sikur mbrëmë, kur kryetari Përparim Rama e bëri të ditur se disa inspektorë janë pezulluar, njësoj edhe sot tha edhe Fushtica.
“Inspektorët u pezulluan për shkak të hetimit, që të shikohet nëse realisht ka pasur lëshim në monitorim të punës së mbikëqyrjes së këtyre inspektorëve gjatë punimeve”, u shpreh Fushtica në Klan Kosova, transmeton Periskopi
Të dielën, në terren dolën policia dhe ekipet e KEDS, ujësjellësit të Prishtinës dhe inspektorët e ndërtimit.
Në këtë rrugë dhe disa të tjera është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, megjithëse nuk është bërë evakuimi i banorëve./Periskopi



