Shënohet 57 vjetori i kukullës së famshme “Barbie”

Shënohet 57 vjetori i kukullës së famshme “Barbie”

 

Me ekspozitë të veçantë, në kuadër të Javës së Modës në Paris u shënua ditëlindja e 57-ë e kukullës më të shitur në botë “Barbie”, e bërë nga Ruth Handler në New York

Në galerinë e Muzeut të Arteve dekorative në Paris, është hapur ekspozita ku u prezantuan të gjitha 700 modelet e “Barbi kukullës” të prodhuara nga viti 1959 deri më sot.

Kukulat “Barbie” të ekspozuara ishin veshur me markat e famshme Chanel, Dior, Maison Margiela dhe Jeremy Scott.

“Barbie” në pothuajse gjashtë dekadat e kaluara ishte lodra më e shitur në botë, kurse modelet e saj të ndryshme të kukullës deri më tani janë bërë në 27 ngjyra të ndryshme të lëkurës, 22 ngjyra të syve dhe 27 frizura të ndryshme. Kukullat janë bërë në personazhet e Marie Antoinette, mjekes, biznesmenes, këngëtares, veterineres, sportistes dhe profesione të tjera.

Kuratorja Anne Monier për AA tha se ky artikull simbolizon festën e lodrës të famshme të cilën e duan të gjithë fëmijët e botës, por që në një mënyrë të veçantë u tregon edhe të rriturve të gjitha ndryshimet historike dhe sociologjike që kjo kukull ka kaluar nëpër dekada.

“Barbie është një lodër, por gjithashtu edhe një fenomen kulturor. Ajo në fillim ka krijuar dhe pasqyruar mënyrën e jetës në SHBA. Ajo më vonë iu përshtat trendeve globale dhe u bë simbol i kohës”, ka thënë Monier.

Në intervistë me gazetarin e AA-së, 72-vjeçari anglez Richard tha se kishte ardhur për të parë ekspozitën e përgatitur shumë mirë të “Barbie”, e cila është pjesë e paharruar e historisë së njerëzimit.

“Ekspozita tregon të gjitha transformimet e kukullës. Këto transformime janë një tregues i ndryshimeve të kohës në botë. Dikur Barbiet kishin karakter vetëm të vajzës së bardhë amerikane, kurse tani ka Barbie që janë simbol për të gjitha gratë e botës”, tha 63-vjeçarja Lydia.

Stilistja Haile Lidow (20) theksoi se ishte rritur duke mbledhur kukullat dhe se opusi i saj i modës është karakteristik për ngjyrën e saj rozë, që është shenjë dalluese e kësaj kukulle.

Koleksionerja, Mariane (61) pohon se në koleksionin e saj ka mbi 300 “Barbie” dhe se modelet e vjetra të kukullës i pëlqejnë më shumë nga të rejat.

Ekspozita në Paris do të jetë e hapur për vizitorët deri më 18 shtator.

 

Shpërndaje në: