Sherifi: Nisma nuk kthehet në PDK- Pikë, më së paku duhet të vijnë këto shpifje nga AAK

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherifi nga Nisma SocialDemokrate sonte në Debat Plus ka folur rreth raporteve brenda koalicionit qeverisës, në veçanti të atyre Nisma-AAK, raporton Periskopi.

Sherifi thotë se raportet s’janë sikurse në fillim, ndërsa thotë se Ramush Haradinaj për çdo vendim të tyre do të dëgjojë zyrtarisht, e jo nga mediat.

‘’Marrëdhëniet mes nesh s’janë sic kanë qenë, por edhe jo sic flitet. Ka momente që në vazhdim duhet biseduar për unifikm. Marrëdhëniet politike mund të ndryshojnë. Por e siguroj AAK se asnjë nuk do të dëgjojnë nga TV se cili do  të jetë vendimi i radhës nga Nisma’’, ka thënë Sherifi.

Tutje Sherifi thotë se Nisma nuk kthehet ne PDK, siç tha dje deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj.

‘’As nuk është në rendin e ditës kthimi i Nismës në PDK. As nuk ka shkrirje, e as ngritje. Vec raport korrekt mes dy partnerëve të koalicionit’’.

Tutje Sherifi ia kujton AAK’së se me ta kishte lidhur koalicion më 2014, për ta bërë Ramush Haradinajn kryeministër.

‘’Të thuash që flet fjalë qashie, të hedhësh dicka në qarshi. Mjafton ta thuash dhe pastaj qarshia flet.  Më 2014, Nisma kishte alternativë,  e para të vazhdojë koalicionin me PDK’në dhe 6 mandate mjaftojnin të vazhdonte mandatin e kryeministrit. Nuk kishte problem ti përgjigjeshim thirrjes së Hashim Thaçit që të ndërtojmë koalicon. Limaj nuk zgjodhi Qeverinë e sigurt por  tha shkojmë tia ofrojmë Ramush Haradinajt kryeministrin dhe ta nxjerrim PDK’në në opozitë.  Ramushi na coi në koalicion me PDK’në. Limaj e ka lut, mos ma prish. Ne e kemi pasë një projekt që ai me qenë kryeministër. Nuk duhet të vijnë fjalë të tilla të ulta nga AAK’ja, së paku nga zyrtarë të AAK’së’’, shtoi Sherifi./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – (JO)Stabiliteti i Koalicionit – 11.07.2019

ROLI I NISMA-s NË KOALICION DHE QEVERISJE Bilall Sherifi – Shef i GP të NISMA-s, Sekretar i përgjithshëm i Nisma-sEndrit Shala – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Anëtar i Kryesisë së Nisma-sArben Ahmeti – Drejtor i Programacionit në Rtv DukagjiniImer Mushkolaj – AnalistFidan Rama – Drejtor i Informacionit në Rtv Dukagjini

Posted by RTV Dukagjini on Thursday, 11 July 2019

Shpërndaje në: