Shihni jetën luksoze të kandidatit te Kadri Veselit për kryetar të Drenasit (FOTO)

Shihni jetën luksoze të kandidatit te Kadri Veselit për kryetar të Drenasit (FOTO)

Në Gllanasellën e Drenasit, me shtëpitë mesatare të ndërtuara me mund nga banorët, ka vite që është ngritur një godinë e lartë e rrethuar me anekse tjera të projektuara mirë nga arkitekti.

Brenda “kalasë” së Lladrovcit është edhe një pub, ku mund të rrinë mysafirët e veçantë të ish-deputetit të PDK-së.

Kurse në mes të oborrit ndodhet pishina që ditëve të nxehta të verës shfrytëzohet nga ai dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Edhe nga qielli vërehet investimi i madh që kjo familje patriotësh nga Drenica ka bërë. Përmes Google-map shihet fare lehtë dallimi mes saj dhe shtëpive tjera.

Verës ky vend ka pamje të bukur, por asgjë nuk ndryshon edhe kur bie borë.

Në deklarimin e pasurisë, Lladrovci nuk ka treguar se sa është shuma që kushton kjo shtëpi e ndërtuar në vitin 1999, por vetëm tregon hapësirën që sipas tij është 480 000 metër katrorë.

Image

Image

Image

Image

Shpërndaje në: