Shkarkimi i Trumpit: Hetuesit qeveritarë thonë se Shtëpia Bardhë e shkeli ligjin

Shkarkimi i Trumpit: Hetuesit qeveritarë thonë se Shtëpia Bardhë e shkeli ligjin

Një hetim i pavarur qeveritar, Zyra për Llogaridhënie Qeveritare [GAO] ka thënë se zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë shkeli ligjin kur ngriu ndihmesën ushtarake për Ukrainën.

“Zbatimi i ligjit nuk lejon presidentin që të zëvendësojë prioritetet e tij politike nga ato që Kongresi i ka miratuar në ligj,” thotë raporti.

GAO ka shtuar se Shtëpia e Bardhi shkeli ligjin, i cili thotë se e aprovuara nga Kongresi nuk mund të tërhiqen nga Shtëpia e Bardhë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Zëdhënësi i Buxhetit për Shtëpinë e Bardhë, Rachel Semmel, i tha gazetës The New York Times se “Ne nuk pajtohemi me opinionin e GAO-s, OMB-ja përdorë autoritetin shpërndarës për të siguruar se dollarët e taksapaguesve janë shpenzuar në formë të duhur dhe në përputhje me prioritetet e vëna nga Presidenti dhe në përputhje me ligjin.”

Edhe spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka deklaruar para gazetarëve që provat inkriminuese po shtoheshin dita ditës./Periskopi

Shpërndaje në: