Shkelin rregullat e komunikacionit, rrezikojnë qytetarët

Shkelin rregullat e komunikacionit, rrezikojnë qytetarët

Magjistralja Vushtrri – Mitrovicë po u shkakton probleme banorëve të fshatin Stanovc i Ulët, të cilët me veturat e tyre hynë më shumë se një kilometër në korsinë e kundërt të rrugës për t’u kthyer në Vushtrri.
Ndonëse ka pasur ankesa nga banorët që t’u bëhet një zgjidhje, problemi akoma po vazhdon. Por, banorët e këtij fshati kanë filluar të gjejnë zgjidhje vetë për këtë, ndonëse ajo rezulton e rrezikshme, siç shihet edhe në videot e publikuara nga KosovaPress.
Tek vendi i ashtuquajtur Magacinat, ndonëse është e vendosur shenja STOP dhe shenja drejtim i obliguar djathtas, ngasësit e veturave nuk po i respektojnë ato dhe po kalojnë rrugës së shkurtër, duke u dalë në përballë kalim veturave që vinë nga ai kah i rrugës, gjë që rrezikon jo vetëm jetën e tyre por edhe të ngasësve të veturave që vinë në drejtimin e tyre.
Tek i njëjti vend, para 2 muajve ishte raportuar një

Shpërndaje në: