Shkëmbimi i bujshëm në radar: Arsenali i gatshëm ta ofrojë Xhakën për Eriksenin [Corriere dello Sport]
Granit Xhaka e ka humbur vendin e tij në 11-shen startuese të Mikel Artetas këtë sezon.
Mesfushori kosovar ishte lojtar kyç në skuadrën e spanjollit sezonin e kaluar dhe ishte pikërisht Arteta ai që ndaloi largimin e Xhakës në janar, transmeton Periskopi.
Mirëpo, transferimi i Thomas Partey këtë verë ka qenë një paralajmërim për ish-yllin e Borussia Monchengladbachut se gjërat nuk janë aq të sigurta për të në ‘Emirates’.
Ganezi dhe Mohamed Elneny kanë zënë pozitat në qendër të mesfushës në dy ndeshjet e fundit.
Marrë parasysh se Xhaka është 28-vjeçar dhe lojtar mjaft kualitativ, ai do të jetë në kërkim të minutazhit më të madh në 11-shen startuese.
Kjo nënkupton se ai mund të largohet nga Arsenali dhe sipas gazetës italiane ”Corriere dello Sport”, klubi nga veriu i Londrës është i gatshëm të eksplorojë opsionet.
Arsenal have proposed to Inter Milan a swap deal that would include Christian Eriksen and Granit Xhaka according to the Italian newspaper Corriere dello Sport. Former Tottenham player might change club in January.
— Francesco Porzio (@fraporzio95) November 17, 2020
Arsenali nuk po kërkon para, por një marrëveshje shkëmbimi me Inter Milanin, ku do të përfshihej rikthimi i Christian Eriksenit në Angli.
Në letër, është një marrëveshje që ka kuptim perfekt. ”Topçinjtë” janë në kërkim të një mesfushori kreativ dhe Eriksen e ka dëshmuar veten në Premier League. /Periskopi.com/



