Shkencëtarët gjejnë fosile që tregojnë ekzistencën e një specieje që peshonte sa katër elefantë gjigantë

Shkencëtarët gjejnë fosile që tregojnë ekzistencën e një specieje që peshonte sa katër elefantë gjigantë

Specie të reja të rinoçerontëve gjigantë antikë – mes gjitarëve më të mëdhenj – është zbuluar në veri-perëndim të Kinës, kanë thënë hulumtuesit.

Ai është “Paraceratherium linxiaense”, që ka jetuar para 26.5 milionë vitesh, e që peshonte 21 tonë – ekuivalenti i katër elefantëve të mëdhenj afrikanë.

Koka pa brirë e krijesës mund të mbërrinte deri në 7 metra, duke e bërë edhe më të gjatë se gjirafën, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Gjetjet e reja u nxorën nga fosilet që u zbuluan në Provincën e Gansusë.

Në studimin e publikuar në revistën “Communications Biology” të enjten, shkencëtarët thanë që analizat e fosileve – të gjetura afër fshatit Wangjiachuan më 2015 – tregonin për specie krejt të reja që ishin të ndryshme nga rinoçerontët gjigantë që njohim.

Ekipi i shkencëtarëve po ashzu zbuloi që speciet e reja ishin të lidhura ngushtë me rinoçerontët gjigantë që dikur kishin jetuar në Pakistan, që nënkuptonte se kishte udhëtuar përmes Azisë Qendrore.

Shpërndaje në: