Shkencëtari i fizikës: Ne do ta ndërtojmë një Makinë Kohore të vërtetë

Shkencëtari i fizikës: Ne do ta ndërtojmë një Makinë Kohore të vërtetë

Udhëtimi në kohë mund të tingëllojë si një fluturim fantastik, por disa fizikanë mendojnë se kjo mund të jetë e mundur. “BBC Horizon” i ka bërë një vështrim ideve që tentojnë të kthejnë shkencën fiksionale në realitet.

Ron Mallett ka një ëndërr: Ai dëshiron të udhëtojë në kohë.

Kjo nuk është më fantazi – Mallett është një profesor i repsketuar i fizikës.

“Unë mendoj per veten si një person i zakonshëm që ka një pasion, dhe pasioni im është të fluturojë në kohë”, tha ai.

Rod Taylor in the Time Machine

Profesori Mallett dëshiron të ndërtojë një makinë të kohës për pjesën e tij të jetës. Pasion i tij, shpjegohet nëpërmjet një eventi tragjik që e kishte përjetuar në fënijërinë e tij.

Babai i Ron, një konsumues i madh i duhanit, kishte vdekur pas një sulmi në zemër në moshën 33-vjeçare kur Mallett ishte vetëm 10 vjeç. Ron u shkatërrua nga kjo ngjarje, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

“Një vit pas kësaj kur isha 11 vjeç, kisha kontakt me një libër që ndryshoi gjithçka për mua. Kjo ishte “The Time Machine” nga HG Wells”, tha fizikani i Universitetit të Connecticutit.

Boyd Mallett photo

“Kur e lexoja thosha me veten: Kjo është e mrekullueshme”.

Mallett shpjegon: “Nëse unë mund të ndërtojë një makinë të kohës, atëherë mund të kthehem në të kaluarën dhe të shohë babanë tim përsëri, të shpëtojë jetën e tij dhe të ndryshojë gjithçka”.

Wormhole

Sipas Albert Einstenit ekzistojnë tre dimensione që lidhen me kohën. Gjithashtu ai mendon se është e mundur që të thyhet hapësira dhe koha, duke krijuar dy lokacione të largëta. Ky fenomen quhet vrima-krimbi, dhe ajo mund të vizualizohet si një tunel me dy hyrje.

Vrima-krimbi mund të ekzistojë në kozmos; në vend të kësaj, shkencëtarët në Rusi janë duke provuar të përdorin një radio teleskop për të realizuar idejën.

Fizika gjithashtu parashikon që vrima-krimbi do të mund të shembeshin, duke shtypur gjithçka që ndodhet brenda tyre. Nëse një makinë kohore ndonjëherë i shfrytëzon ato, duhet të gjejmë një mënyrë për të ndaluar këtë tipar të papërshtatshëm.

Prof Tamara Davis

Prof Ron Mallett

Albert Einstein

Fenomeni i mistershëm i energjisë së zezë mund të provojë një zgjidhje. Në vitin 1990, astronautët kanë zbuluar se zgjerimi i universit është duke u rritur.

Prof Lee Smolin

“Teknologjia ka përparuar shumë shpejt dhe ndoshta hapësira mund të na ndihmojë që ta mbajmë në kontroll”./Periskopi/

Shpërndaje në: