Shkojnë për të biseduar rreth problemit që kishin mes vete, 46-vjeçari i pret me armë

Periskopi.com Lajme

Tentativa për të zgjidhur një problem mes disa personave në Klinë për pak se nuk u shndërrua në tragjedi.

Personat që kishin shkruar për të biseduar me 46-vjeçarin R.K, nuk ka shkuar siç duhet, pasi ky i fundit i ka pritur me armë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të Klinës, ndërsa Stacioni Policor i kësaj komune reagoi menjëherë.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё koordinim tё plotё me prokurorin e shtetit ёshtё bёrё bastisja e lokalit dhe shtëpisë se personit tё dyshuar.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pushkë automatike Sharc, një pistoletë Zoraki M 906 Kal. 9mm, njё karikator i sё njëjtёs armë, një pistoletë Zavodi CZ Kal. 9mm, njё karikator i sё njejtёs armë dhe tetё fishekё 9mm e njё fishekё 7.65mm

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në: