Shkollat e Kosovës në festë për ditën e Shqipërisë të hënën, edhe pse s’është festë zyrtare

Shkollat e Kosovës në festë për ditën e Shqipërisë të hënën, edhe pse s’është festë zyrtare

Dita e hënë, 30 nëntor, do të jetë ditë pushimi për nxënësit dhe mësimdhënësit në Kosovë, për nder të Ditës së Shtetit Shqiptar, 28 nëntorit – ani që kjo nuk është festë zyrtare.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kalendarin e vitit shkollor 2020-2021, e parasheh që dita e hënë të jetë ditë pushimi.

Anipse në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës, kjo ditë nuk do të jetë ditë pushimi, megjithatë, shkollat nuk do të mbajnë mësim.

Kujtojmë që më 28 nëntor të vitit 1912, Shqipëria e kishte shpallur pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane – duke i vënë kësisoj themelet e shtetit të parë shqiptar në histori./ Periskopi/

 

Shpërndaje në: