Shoferi vozit BMW’në 200 km/h në Rrugën B (Video)

Shoferi vozit BMW’në 200 km/h në Rrugën B (Video)

Një video e publikuar në rrjetin social Facebook të hënën, shfaq një shofer kosovar teksa nget veturën e tipit BMW me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë.

Sipas asaj që shihet në video, rasti i cili është incizuar nga persona që ndodheshin brenda veturës ka ndodhur në Rrugën B të Prishtinës.

E, vozitësi i veturës ka publikuar videon në një grup në Facebook.

“BMW naftash 2.0”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook nga, siç dyshohet, vozitësi i veturës së tipi BMW.

Shpërndaje në: