Shokohet Barcelona, Valencia shënon edhe golin e dytë

Shokohet Barcelona, Valencia shënon edhe golin e dytë

Barcelona është duke e pësuar keq nga Valencia në pjesën e parë të finales së Copa del Rey.

Valencia fillimisht kaloi në epërsi me anë të Kevin Gameiros në minutën e 22-të, derisa tani Rodrigo i ka dyfishuar shifrat, 12 minuta më vonë.

Pasi mori një krosim nga krahu i djathtë nga Carlos Soler, Rodrigo shënoi me kokë për t’i dhënë epërsinë e dytë skuadrës së tij.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: