Shpejtësi e rrufeshme: Kanadezi fiton të artën në 200 metra sprint

Shpejtësi e rrufeshme: Kanadezi fiton të artën në 200 metra sprint

Andre De Grasse i Kanadasë e ka fituar medaljen e artë në 200 metra në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke i lënë mbrapa dy garuesit amerikanë, Kenny Bednarek dhe Noah Lyles, të cilët i fituan medaljet e argjendtë dhe të bronztë, përkatësisht.

De Grasse e fitoi garën në 200 metra me kohën 19.62 sekonda, e cila kishte koha e tij më e mirë personale.

Ishte një vrapim i shkëlqyer nga kanadezi, i cili kurrë më parë nuk kishte fituar titull botëror apo olimpik, megjithëse është njëri prej sprinterëve më të mirë në botë tash e disa vjet.

Ai e kishte fituar medaljen e argjendtë në 200 metra në Rio 2016 dhe të bronztën në 100 metra në Rio dhe në Tokio.

Lyles, kampioni i botës, ishte favorit për ta fituar garën në 200 metra por iu desh të pajtohet me vendin e tretë.

Shpërndaje në: