Shpend Ahmeti luan ‘pleqnarin’: Kërkon qetësi e maturi nga të gjithë

Shpend Ahmeti luan ‘pleqnarin’: Kërkon qetësi e maturi nga të gjithë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një postim rrëqethës në profilin e tij në Facebook.

Ai ka deklaruar se e mbështet masën e ndërmarrë nga Kosova dhe nuk kupton kosovarët që e kundërshtojnë atë.

Më tej, Ahmeti – që ishte pjesë e VV-së për disa vite – u shpreh se shpreson që Qeveria e ka menduar hapin “si strategji” e jo vetëm si hap të vetëm, përcjell Periskopi.

Reagimi i radhes i shtetit Serb sipas të gjitha gjasave do jetë bllokimi i pjesshëm i kamionëve të Kosovës apo ndonjë goditje tjetër ekonomike.

Ai po ashtu bëri thirrje për qetësi dhe maturi te qytetarët e Kosovës pavarësisht.

Statusi i plotë:

E kuptoj (jo mirëkuptoj) reagimin e Serbise ndaj masave me tabela të veturave.

E kuptoj (jo mirëkuptoj) edhe reagimin e serbeve të Kosovës.

E kuptoj edhe këndin e ndërkombëtarëve për friken nga çfarëdo eskalimi.

Por nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës (spo them vetëm shqiptarët) që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se është për fushatë.

Po ashtu shpresoj se Qeveria e ka menduar këtë si strategji e jo vetëm si hap të vetëm.  Reagimi i radhes i shtetit Serb sipas të gjitha gjasave do jetë bllokimi i pjesshëm i kamionëve të Kosovës apo ndonjë goditje tjetër ekonomike.

Ajo që të tjerët mund dhe duhet të bëjmë është të thërrasim për qetësi e maturi të qytetarëve të të gjitha përkatësive kombëtare.

Sqarim nga Fjalori: Pleqnar

Ai që ishte zgjedhur si plak për punët e fshatit etj., ai që pleqësonte, plak. E vunë pleqnar.

Shpërndaje në: