Shpend Ahmeti paralajmëron taksë të “tollovisë” për të reduktuar trafikun

Shpend Ahmeti paralajmëron taksë të “tollovisë” për të reduktuar trafikun

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti,  thotë se mbi 100 mijë vetura hynë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës, duke e cilësuar këtë si një problem të madh, të cilin nuk mund ta zgjidhë as ndërtimi i Unazës së qytetit.

Ahmeti ka paralajmëruar se në muajt në vijim do ta shqyrtojnë ‘ Congestion Charge’ që është një pagesë për të hyrë në qendër të qytetit me veturë, në mënyrë të shmangies së trafikut të dendur.

Ahmeti paralajmëron gjithashtu se prej janarit 2020 parkingu publik do të jetë i kufizuar, 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve, transmeton Periskopi.

Poashtu Ahmeti paralajmëron se edhe parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë.

Postimi i plotë i Ahmetit

Mbi 100 mije makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës. Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndishme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej orej 16 – 18 kur largohen nga Prishtina.

Unaza e qytetit do ta shkarkojë një pjesë të makinave që hyjnë tranzit por problemi kryesor mbetet numri i madh i makinave që hyjnë.

Prej janarit 2020, Parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve, prandaj ata që parkohen në qendër duhet të mendojnë më herët se ku do ta lënë makinën. Po ashtu, parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë.

Do të filojmë ndërtimin e pesë Park and Ride parkingjeve në hyrje të qytetit.

Do të investojmë edhe më tutje në Transport Publik.

POR, në javët dhe muajt në vijim do ta shqyrtojmë seriozisht Congestion Charge në pjesët e ngarkuara të qytetit. Jemi duke shqyrtu që kjo të bëhet përmes kamerave smart që lexojnë tabelat. Kjo Taksë e “tollovisë” bashkë me investimet tjera mund ta lehtësojë komunikacionin dhe zvogëlojë ndotjen në kryeqytet.

 

Shpërndaje në: