Shpend Ahmeti tregon muskujt: Flet për dënimin e Xhakës dhe Shaqirit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një postim në Facebook ku ka folur për dënimin e FIFA-s ndaj dyshes zvicerane me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan Periskopi.
Kjo dyshe, së fundi u bë e ditur, u dënua me nga 10 mijë franga zvicerane, dhe nuk rrezikon mosparaqitjen ndaj Kosta Rikës, apo në ndeshjen eventuale në 1/8 e finales.
Ahmeti ka bërë tri shenja të muskujve në përshkrimin e tij, duke treguar kësisoj përkrahjen në forcën e Kombëtares së Zvicrës.
Ky është postimi i plotë i ish-anëtarit të Vetëvendosjes dhe kryetarit të PSD-së në Facebook: “Xhaka dhe Shaqiri dënohen me nga 10 mijë euro e Lichtensteiner 5 mijë euro. Edhe pse çfarëdo dënimi është i keq, megjithatë dyshja nga Kosova do të luajnë në lojët e ardhshme.”



