Shpërthen Shaqiri, i pakënaqur me minutat e luajtura te Liverpooli

Shpërthen Shaqiri, i pakënaqur me minutat e luajtura te Liverpooli

Xherdan Shaqiri, ka shpërthyer me pakënaqësitë te Liverpooli, pasi që nuk është i kënaqur me hapësirën kohore të dhënë nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp – shkruan Periskopi.

Në këtë sezon Shaqiri ka luajtur vetëm 14 minuta.

“Nuk është e lehtë për mua, sigurisht që jam keq. Duhet të jesh në gjendje ta trajtosh këtë dhe duhet ta pranosh”, ka thënë Shaqiri.

Shaqir gjithashtu ka folur edhe për trajnerin.

“Ndihem shumë rehat këtu. Kemi një trajner të shkëlqyer, një klub të shkëlqyer”, ka përfunduar anësori nga Zhegra.

Sipas lajmeve të fundit nga Anglia, Klopp është duke e kërkuar një sulmues si zëvendësues i Firminos. /Periskopi/

Shpërndaje në: